rg

Monday, March 2, 2015

Arome Trendafili


Tuesday, February 24, 2015

Në vitin 2039 muslimanët do ta kryejnë dy herë haxhin dhe do të festojnë tre bajrame

Muslimanët në vitin 2039, do të kryejnë dy herë haxhin, e kjo do të thotë se do të festojnë edhe tre bajrame në një vit kalendarik Gregorian, tha një astronom nga Arabia saudite.
Gjatë atij viti, ritet e haxhit do të kryhen së pari në 10 ditët e para të janarit, e pastaj edhe në 10 ditët e fundit të dhjetorit, ka thënë Abdullah al-Misnad, profesor në Universitetin Shtetëror në krahinën qendrore të Kasimit.
“Në vitin 2039 haxhinjët do të ngjiten në malin e Arafatit dhe do t’i prejnë kurbanët në 10 ditët e para të janarit, e kjo do të përsëritet në 10 ditët e fundit të dhjetorit. Çka do të thotë se do të festojmë tre Bajrame (një fiter bajram dhe dy kurban bajrame) në një vit kalendarik Gregorian”, ka thënë ai, raporton gazeta e përditshme Sebk.
Viti Hixhri, i cili llogaritet në bazë të ndërrimit te hënës, është zakonisht 11 ose 12 ditë më i shkurtër se viti Gregorian kalendarik i cili zgjat 365 ditë.

Monday, February 23, 2015

Zoti im


Zoti im, 
mos lejo që të më mashtroj suksesi 
dhe as të më dëshproj humbja 
më kujto gjithmonë se mossuksesi është 
sprovë që i paraprin suksesit. 

...Zoti im,
më mëso se tolerance është shkalla më e lartë e fuqisë
ndërsa dëshira për hakmarrje shenja e pare e dobsisë.

Zoti im,
në qoftëse ma merr pasurinë, ma lë shpresën;
në qoftëse ma dhuron suksesin
ma dhuro edhe forcën e vullnetit që ta mposht humbjen;
në qoftëse ma merr dhuntinë e shëndetit,
ma dhuro dhuntinë e besimit (fesë)

Zoti im,
kur të gabohem në njerëz
më dhuro forcën e të kërkuarit falje
ndërsa kur njerëzit të gabohen në mua
ma dhuro forcën e faljes.

Zoti im,
kur të harroj unë Ty,
mos më harro Ti mua.

Monday, February 16, 2015

Butësia


“Butësia kudo që gjendet ajo zbukuron, 
ndërsa nga çdo gjë që largohet veçse e shëmton”

Saturday, February 14, 2015

Gratë në Islam janë Mbretëresha



---Erdhi një britanik tek një Sheikh dhe e pyeti: Pse nuk është e lejuar në Islam që gratë t'i flasin me dorë burrave të huaj?
---Sheikhu tha: A mund t'i flasim me dorë Mbretëreshës Elizabet?
---Britaniku tha: Sigurisht që jo, nuk mundet cdo njeri t'i flas vetëm se disa njerëz të caktuar të cilët mund t'i flasin me dorë Mbretëreshës Elizabet.
---Sheikhu ju përgjigj duke i thënë: Gratë në fenë Islame ne i konsiderojm mbretëresha dhe mbretëreshat nuk i flasin me dorë burrave të huaj. 
· S h p ë r n d a j e ·

Hoxhe Ahmed Kalaja-Islami fe e dashurise ne pergjithsi e mes bashkeshorteve ne veçanti


rg2