rg

Tuesday, February 10, 2015

Zoti im,


Zoti im, 
mos lejo që të më mashtroj suksesi 
dhe as të më dëshproj humbja 
më kujto gjithmonë se mossuksesi është 
sprovë që i paraprin suksesit. 

...Zoti im,
më mëso se tolerance është shkalla më e lartë e fuqisë
ndërsa dëshira për hakmarrje shenja e pare e dobsisë.

Zoti im,
në qoftëse ma merr pasurinë, ma lë shpresën;
në qoftëse ma dhuron suksesin
ma dhuro edhe forcën e vullnetit që ta mposht humbjen;
në qoftëse ma merr dhuntinë e shëndetit,
ma dhuro dhuntinë e besimit (fesë)

Zoti im,
kur të gabohem në njerëz
më dhuro forcën e të kërkuarit falje
ndërsa kur njerëzit të gabohen në mua
ma dhuro forcën e faljes.

Zoti im,
kur të harroj unë Ty,
mos më harro Ti mua.

No comments:

Post a Comment

rg2